PROCESI I BLERJES SE NJE PRONE

Procesi i blerjes se nje prone te paluajteshme jo gjithmone eshte i lehte per kedo, pasi eshte nje veprim qe ndodh rralle ne jeten tone, ku mendimi per te mos gabuar ne kete investim te shoqeron per nje kohe te gjate deri ne momentin kur ju vendosni per ta bere tuajen pronen per te cilen ju keni enderruar.

Rruget jane te shumta per te arritur ate qe ju kerkoni, por cila do te ishte rruga me e drejte, me me pak shpenzime dhe pa humbje kohe ? Pikerisht pergjigjja e ketyre pyetjeve eshte vetem “Colombo Albania Agency”, ku me eksperiencen tone prej vitesh, me nje staf te kualifikuar ne fushen e pronave te paluajteshme, eshte me afer se kurre prane Jush me keshillat dhe sygjerimet tona gjithmone falas.

Per shume kliente, te cilat kane vendosur te blejne nje pasuri te patundeshme, ne ju rekomandojme te studiojne ne detaje 7 (shtate) etapat e poshteshenuara qe ne fakt perfshin procesin e gjate qe ka te beje me finalizimin e qellimit, pra blerjen e nje pasurie ku ne si agjensi jemi perpjekur te bejme nje permbledhje te shkurter te te gjithe ketij procesi ku secili prej tyre kane rendesine e tij.

1. Organizimi i nje takimi paraprak me agjentin Immobiliar prane zyres “Colombo Albania Agency”.

2. Nenshkrimi i nje marrveshje bashkepunimi.

3. Paraqitja e ofertave nga ana e agjentit tone immobiliar.

4. Caktimi i nje date per te pare ne terren te gjitha ofertat e paraqitura.

5. Kontrolli i dokumentacionit nese prona eshte e lire nga barrt hipotekore).

6. Nenshkrimi i kontrates se shit-blerjes perpara noterit.

7. Veprimet e nevojshme hipotekore per kalimin e Titullit te Pronesise nga Shitesi tek Bleresi.