Mundësi Punësimi

Colombo Albania Agency në mbështetje të rritjes së vazhdueshme në tregun e Biznesit të Pasurive te Patundshme, kërkon Agjentë Imobiliar.
Pozicioni i punës: Agjentë /Agjent Imobiliar.
Përshkrimi: Agjenti Imobiliare është ndërmjetësues në transaksione për pronat e patundshme. Ai ofron për klientin këshillim, negocim dhe finalizim të kontratave të qerasë dhe të shitjes. Agjenti Imobiliar duhet të ketë aftesi të mira komunikimi dhe prezantimi.
Kualifikimet dhe Aftesitë:
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
• Të dijë gjuhë të huaj.
• Të dijë të përdorë programet bazë të kompjuterit.
• Mosha e kandidateve preferohet të jetë mbi 23 vjeç.

Nëse mendoni që jeni kandidati i duhur, ateherë dergoni CV në adresën tonë të emailit info@caa.al